Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Prokuroria kërkon 15 vite burg për stomatologen mashtruese

Lapsi.al 19 February 2019
Prokuroria kërkon 15 vite burg për stomatologen mashtruese

15 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Durrësit për stomatologen Olesia Duka. Pretenca për të u dha ditën e sotme. Ajo akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash. Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën.

Seanca e ardhshme, do të japë qëndrimin e saj pala mbrojtëse për të vijuar me vendimin përfundimtar nga gjykata.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro.

Këtë të martë është kryer edhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuetros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të Olesia Duka.

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t'i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.

Të këshilluara

Ditmir Bushati shfaqet krahë Ramës në Pukë

Që prej largimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë në mbështetje të Ramës në Pukë duke kërkuar më shumë investime ...

17:15

Zjarr në Patos, rrezikojnë puset e naftës

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre në vendin e quajtur Ofiçina në Patos. Në zonë, ndodhet disa banesa si dhe puse nafte të kompanisë Albpetrol. Në...

16:47

Gjykata lë në burg protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit. Ndërkohë që gjykata...

15:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI