350 mijë dollarë – Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderat vëllait të Elisës
Sipas dokumetave të botuara, kompania e themeluar nga vëllai, pati marrë nga Ujësjellësi i Fierit, i drejtuar nga burri, plot 7 tendera në përiudhën janar 2015- shtator 2016. Natyrisht, për të gjithë këtë denoncim, ministrja Spiropali ka thënë se asgjë nuk qëndron dhe se ajo do ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore. https://youtu.be/B-7p-XX7bz4 Por pyetja që shtrohet është tjetër: Si arriti Elisa Spiropali të çante barrierën e hekurt të mospërfoljes që Rama ngriti kur kompozoi qeverinë e re? Pse në mesin e Cakës, Shahinit, Denajt dhe Margaritit ia mbërriti të depërtonte edhe Elisa, e cila nuk kishte të njëjtat kredenciale virgjërie sa edhe homologët e saj të panjohur nga publiku? Përgjigjet natyrisht mund të jenë disa. Por më e dukshmja, ajo që është parë publikisht, qëndron në talentin e ish mjaftistes për të ndjekur shembullin e ish militantëve të majtë që u bënë milionerë. Atë që u mungon në ndershmëri, ata e kompesojnë me sevilizëm. Dhe Elisës, që guxoi në mes të turmës ta quajë shefin e saj Skënderbe, që në rastin e fundit të goditjes me bojë nga Paloka, i zgjati atij shaminë e bardhë përpara se të pastronte veten (shiko poshtë), që nuk lë rast prej disa vitesh pa e mbrojtur kryeministrin, pa u bërë merak se çfarë nxjerr nga goja, kjo aftësi nuk i mungon. Ky me sa duket është talenti i saj. Pika e vet më e fortë. Arma që e bëri Edi Ramën që, përpara përkëdheljeve, të harronte përbetimin e tij: Një kabinet me ministra të papërfolur. ©Lapsi.al Gjuajtja me bojë/ Si e refuzon Rama shaminë e bardhë që i ofron Elisa