Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Përçahet LSI, Lefter Koka: Nuk e djeg mandatin, na përdor Berisha

Lapsi.al 19 February 2019
Përçahet LSI, Lefter Koka: Nuk e djeg mandatin, na përdor

Ish-ministri Lefter Koka del kundër vendimit të LSI-së për djegien e mandateve. Ai thotë se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe shton se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njëri që sipas Kokës bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

Reagimi i plotë i tij.

Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit.

Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI, a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake, që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar. Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!

Të këshilluara

Ditmir Bushati shfaqet krahë Ramës në Pukë

Që prej largimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë në mbështetje të Ramës në Pukë duke kërkuar më shumë investime ...

17:15

Zjarr në Patos, rrezikojnë puset e naftës

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre në vendin e quajtur Ofiçina në Patos. Në zonë, ndodhet disa banesa si dhe puse nafte të kompanisë Albpetrol. Në...

16:47

Gjykata lë në burg protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit. Ndërkohë që gjykata...

15:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI