Flash

Fshehu të ardhurat, prokurorja e Korçës Irma Balli nuk kalon Vettingun

Lapsi.al 19 February 2019
Fshehu të ardhurat, prokurorja e Korçës Irma Balli nuk kalon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli.

Sipas KPK, prokurorja Irma Balli ka fshehur të ardhurat.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga komisioneri Olsi Komici, është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar. Apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

Trupa gjykuese që po kreu procesin e vetingut për Irma Ballin përfaqësohej nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI