Flash

Eksod i pandalshëm tek Flamurtari: Albi Alla dhe Agustin Torassa transferohen në Kinë

Lapsi.al 19 February 2019
Eksod i pandalshëm tek Flamurtari: Albi Alla dhe Agustin Torassa
Fitore që dukej se ishte oguri i mirë, në pritje të përmbushjes së premtimit të bërë për zgjidhjen e problemeve financiare. 2-0 kundër Skënderbeut duhet të ishte fitorja e qetësisë, duke qenë se tashmë është ngushtuar në 6 pikë diferenca që e ndan nga zona Europiane, por nuk ka qenë kështu. Vetëm dy ditë nga suksesi, nga Flamurtari largohen të tjerë lojtarë dhe shumë të rëndësishëm madje. Mbrojtësi Albi Albi dhe sulmuesi Agustin Torassa nuk janë më pjesë e kuqezinjve zyrtarisht dhe kjo është konfirmuar edhe në rrjetet sociale nga vetë protagonistët. Mbrojtësi pogradecar, që me zhurmë u transferua nga Kukësi pas një krahu të hekurt me verilindorët, do të vijojë tashmë karrierën në Kinë, me skuadrën e Janbian. Klubi vlonjat ka arritur mirëkuptimin me lojtarin, për të zgjidhur kontratën, natyrisht duke hequr dorë nga detyrimet që vlonjatët i kanë. Praktikë e njohur kjo, dhe e aplikuar edhe me argjentinasin Torassa, gjithashtu i transferuar në Kinë. Sulmuesi nuk ka qenë prezent në seancën e fundit stërvitore të vlonjatëve, në rinisjen e përgatitjeve të kuqezinjve për ndeshjen kundër Partizanit. Të dy lojtarët ndodhen në Kinë për të firmosur kontratat e reja, por nëse Alla pret prezantimin në klubin e ri Torasa, duhet ende të gjejë akordin me Flamurtarin për daljen e shpejtë nga klubi. Të dy lojtarët kishin përcaktuar afat ditën e premte për kalimin e pagave, gjë që nuk ka ndodhur dhe në këtë mënyrë kanë proceduar me negociatat që ishin prej javësh të ngritura. Ikja e këtyre dy lojtarëve, e ka shndërruar në eksod të vërtetë largimin nga Flamurtari, pas Bushic, Alvesh, Useini dhe Siljanovski. Situatë e vështirë tashmë për trainerin, Ilir Daja, që nga skuadra e fillim sezonit ka pësuar mjaft firo, duke bërë që objektivat e kuqezinjve të vihen realisht në pikëpyetje të madhe. Nga burime brenda klubit mësohet se edhe braziliani, Elton Kale, është gati të prishë kontratën, në rast se pagat vonojnë ende: etapa e fundit ulja në bisedime me drejtuesit e klubit vlonjat.

Të këshilluara

Video / Pogba shënon super gol ndaj Chelsea

Paul Pogba ka shënuar golin e dytë ndaj Chelsea. Në fund të pjesës së parë lojtari francez ka realizuar një gol shumë të bukur me kokë. https://cdnja.r.world...

21:54

Zidane, tre kushte për ti thënë po Chelsea

Chelsea nuk po kalon një moment të qetë dhe Maurizio Sarri gjithashtu. Kohët e teknikut italian në Londër duket se i afrohen fundit, gjithnjë e më shumë, aq sa ...

20:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI