Flash

Edmond Spaho: 6 protestuesit u lanë në burg pa asnjë fakt

Lapsi.al 19 February 2019
Edmond Spaho: 6 protestuesit u lanë në burg pa asnjë fakt

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas lënies në burg të  6 protestuesve, pjesëmarrës në protestën e 16 shkurtit të opozitës. Spaho është shprehur se i vetmi dëm i bërë prej tyre ka qenë prishja e kërpudhës së kryeministrit.

Sipas tij nuk ka patur asnjë fakt dhe provë për arrestimin e protestuesve.

“Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje te pronës publike. Mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.

Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. Fnsh me maska e tërhoqën zavarrë  Florenc Hoxhën në sy të familjes dhe fëmijëve. Të pandehurit kërkuan të merrnin pjesë në protestën e ditës së enjte. I bëj thirrje qytetarëve të jenë edhe më shumë në protestë për ta rrëzuar Edi Ramën”, tha ai.

Të këshilluara

Gjykata lë në burg protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit. Ndërkohë që gjykata...

15:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI