Flash

Ditmir Bushati shfaqet krahë Ramës në Pukë

Lapsi.al 19 February 2019
Ditmir Bushati shfaqet krahë Ramës në Pukë

Që prej largimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë në mbështetje të Ramës në Pukë duke kërkuar më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

Në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”, i deleguarit i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati u shpreh se i duhet kushtuar vëmendje zhvillimit të veriut të Shqipërisë, në mënyrë që të rinjtë e këtyre zonave të japin kontributet në vendet nga vijnë, pasi të kenë kryer studimet në Tiranë apo diku tjetër.

“Ky nuk është një debat thjeshtë estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz, por edhe sesi t'i jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe t'i krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit, por të vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit”, nënvizoi ai.

Kryeministri Rama ka marrë dhe një kritikë për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Nazife Hoxha nga Puka ndërsa ka vlerësuar investimet e bëra në këtë zonë, i’u drejtua Kryeministrit duke i thënë që nuk duhej ta kishte hequr Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit.

“Ne kemi votuar për Gjon Gjonin të cilin nuk e njihnin, por e kemi votuar vetëm prej Ditmir Bushatit, vetëm për emrin Ditmir nuk duhej ta kishe hequr”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

Zjarr në Patos, rrezikojnë puset e naftës

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre në vendin e quajtur Ofiçina në Patos. Në zonë, ndodhet disa banesa si dhe puse nafte të kompanisë Albpetrol. Në...

16:47

Gjykata lë në burg protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit. Ndërkohë që gjykata...

15:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI