Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Dalin detajet/ Çfarë shkruhet në marrëveshjen e fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 19 February 2019
Dalin detajet/ Çfarë shkruhet në marrëveshjen e

Çfarë parashikon një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë? Gazetarja Adelheid Woelfl zbulon detaje në një shkrim për gazetën gjermane, "Frankfurter Rundschau"Edhe pse e quan të rrezikshme marrëveshjen për shkëmbim territoresh, gazetarja thekson se Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Bruksel po lobojnë për miratimin e një marrëveshje me bazë kufijtë etnikë.

“Nën presidentin amerikan, Trump, edhe administrata e këtij vendi ka bërë një kthesë 180 gradë,” shkruan ajo. Por çfarë parashikon draft-marrëveshja me 17 pika?

“Marrëveshja me 17 pika parashikon një demarkacion të ri mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës dhe kalimin e disa fshatrave me shqiptarë nga Serbia tek Kosova. Qyteti i Mitrovicës do të marrë një status special. Ujëmbledhësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vite dhe do ndahen mes përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina dhe Franca).

Ideja përfshin gjithashtu edhe ndërtimin e një baze detare në qytetin e Vlorës në Shqipëri- mesa duket për NATO-n, ndërkohë që në Kuçovë do të ngrihet një bazë ajrore. Autostrada nëpër Serbi- e njohur si Korridori 10, do të vendoset nën mbrojtje ndërkombëtare. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të nënshkruhet në Uashington më 12 qershor 2019 dhe do të hyjë në fuqi 6 muaj më vonë” - thotë ajo.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI