Flash

Analiza/ Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

Lapsi.al 19 February 2019
Analiza/ Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?
Deklarata e Ambasadës amerikane kundër djegjes së mandateve nga opozita, po shpërndahet me efektin e një bombe në mediat online. Dhe jo fare pa shkak, brenda saj gjenden shprehje të forta që e konsiderojnë këtë veprim si “minim të parimeve bazë të demokracisë”, “sabotim të përparimit të vendit dhe “zhgënjim njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”. Mesazhi ameriakn është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë atë të BE duke konfirmuar se ndryshe nga sa pretendojnë drejtuesit e PD-së ka një konsensus për të ushtruar presion të fortë kundër aktit të djegjes së mandateve. Po si duhet lexuar kjo deklaratë dhe a përbën ajo qëndrimin përfundimtar të ndërkombëtarëve ? Lexo më tej:

Reagon ambasada e SHBA : Deputetë rrefuzoni thirrjet për të braktisur mandatet

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje është mirë të vëzhgosh në dy linja: Në atë që ka ndodhur në të shkuarën e afërt, gjatë kohës së çadrës së PD-së dhe së dyti në atë që i ka ndodhur mbarë liderve shqiptarë pas përplasjeve të ashpra me Uashingtonin. Le ta nisim me të parën. Kur demokratët në shkurt 2017 shpallën bojkotin e kuvendit dhe ngritjen e çadrës, diplomatët që merren me Shqipërinë vunë alarmin. Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frehderica Mogherini lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalesonte integrimin e Shqipërisë. Pasi Mogherini foli, Edi Rama i’u drejtua gazetarëve gjithë krenari: “Më qartë se kaq nuk bëhet”. Për të provuar se mesazhi i saj qe në drejtim krejtësisht të kundërt me qëllimet e opozitës, mjafton të citohet komenti i agjensisë Associated Press i cili është i ngjashëm si dy pika uji me sot: “Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Europian i tha opozitës shqiptare se bojkoti i Parlamentit po pengon integrimin e vendit në BE”. Pak ditë më pas të njëjtat mesazhe u dërguan edhe nga Berlini. Zëdhënësi i Angela Merkel, Siebert, në një intervistë për Top Channel denoncoi: “Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione konfliktuale politike”. Edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, megjithëse gjatë një dreke me gazetarë pohoi se i mështeste kërkesat e opozitës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për drogën dhe dekriminalizimin, tha se ishte kundër saj për bojkotin dhe bllokimin e reformës në drejtësi. Pra shkurt edhe ai ishte për ti hequr opozitës armët më ekstreme për të arritur qëllimet e saj. Në ditët e saj çadra e PD dukej e anatemuar dhe e braktisur. Por ç’ndodhi më pas? Kriza shqiptare shkoi deri tek kancelarja Merkel. Në Tiranë ia behën politikanë të një hierarkie shumë më të lartë sesa diplomatët e rangut të pestë që vegjetojnë zakonisht këtu. Rama u detyrua të bënte koncesione të mëdha. Fillimisht ai pranoi kërkesën e Lu-së për të flakur nga qeveria njeriun e policisë që deshëm, Saimir Tahirin, që tashmë ndërkombëtarët e dinin se me se ishte marrë. Ndërmjetësimi i Mc Allister e detyroi kryeministrin deri në pikën e paimagjinueshme të bashkëqeverisjes dhe ofroi një paketë shumë më të favorshme për opozitën se ajo që pollën me dyer të mbyllura Rama dhe Basha. Pra radikalizmi dha fryte të paimagjinueshme më parë. Ai i bëri edhe ndërkombëtarët të reflektojnë. Sepse po të njohësh krizat shqiptare dhe ato më gjërë, ndërkombëtarët ndjekin gjithnjë një taktikë. Ata nuk nisen nga parimet e së drejtës, por nga arritja e qëllimit. Ata duan paqe, marrëveshje dhe stabilitet dhe për ta pasur përdorin rrugën më të lehtë: ushtrimin e presionit tek hallka më e dobët. Përkatësisht tek opozita. Dhe vetëm kur shohin se aty u ngec sharra në gozhdë, provojnë trysninë tek pala më e fortë, qeveria. Pra edhe sot, pas shpalljes së djegjes së mandateve nga opozita, jemi në fazën fillesatre, kur përpjekja po bëhet për të zprapsur dyshen PD – LSI. Por këto tone të forta janë thjeshtë lëvizje taktike. Nëse opozita rreziston lavjersja e presionit do të peshojë nga pala tjetër. Edhe historia këtë na mëson. Fatos Nano qe për një kohë të gjatë në listat e të padëshëruarve nga “makartisti” Rajerson dhe "njeriu me thikë në dhëmbë" Kris Hill, deri sa mbërriti që ShBA të kërkonte lirimin e tij nga burgu dhe të angazhohej për përmbysjen e regjimit të Berishës së parë. Për këtë përmbysje Berisha i anatemoi po CIA-n, Amerikën dhe ambasadorët e Shba. Ai madje i deklaroi gazetës “Corrierre della Sera” se ai qe konfiktuar me amerikanët sa herë që donte të mbronte interest e vendit të vet. Por të gjitha këto nuk e penguan të rikthehej në pushtet në vitin 2005 dhe të priste Xhorxh Bushin në Tiranë. Edhe me Ramën u përsërit e njëjta fabul. Akuzat për celula anti-amerikane pranë PS-së, karshillëku për të quajtur “Burrë shteti” dhe “Yll në ngritje” ata që kishin qëlluar mbi protestuest në 21 janar, nuk e penguin fitoren e qershorit 2013. Aq evidente është bërë kjo përsëritje e historisë sa, në Tiranë, është shndërruar në anekdotë shprehja: nuk mund të vish në pushtet, pa u shpallur më parë si anti amerikan. Ndoshta në këtë fazë është edhe opozita e sotme. Deklarata e selisë së rrugës së Elbasanit në pamje të parë duket si një bombë kundër saj. Dhe e tillë do të mbetet nëse deklaratat për mandatet do të mbeten një bllof apo një lojë. Por nëse edhe ShBA edhe BE e shohin se kanë të bëjnë me një këmbëngulje serioze, ashtu sikurse na mëson historia, ekuacioni do të ndryshojë. Dhe si gjithmonë lisharsja e trysninë do të balancohet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI