Fillimisht Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjeve si dhe “make-up” do të ndaheshin gjatë kohës së transmetimit të reklamave.
Çmimet do të jepeshin në internet në përpjekje për të shkurtuar trasmetimin televiziv. Dhjetëra regjizorë, kinematografë dhe aktorë e kritikuan vendimin. Organizatorët thanë se i morën parasysh "reagimet" dhe ndryshuan mendje. Në një deklaratë Akademia tha: “Të gjitha çmimet do jepen në formatin tradicional.” Por kjo nuk është polemika e parë që Oskar përballet. Akademia vendosi të prezantojë një kategori të re këtë vit por hoqi dorë pas një reagimi të ashpër.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të 24 shkurtit nuk do ketë as mikëpritës pasi aktori Kevin Hart u largua pas polemikave për homofobi.