Flash

Rama e quan veten “Juventusi”, por harron Calciopolin

Lapsi.al 18 February 2019
Rama e quan veten “Juventusi”, por harron Calciopolin

Edi Rama ka nisur skenarin e tij të zakonshëm sa herë që vihet përballë një lëvizjeje të opozitës. Hapi i parë është të tallet me të duke dhënë përshtypjen se nuk e merr seriozisht. Më pas bën seriozin dhe mohon gjithçka dhe në fund pranon të ulet në negociata duke harruar çfarë ka thënë në të kaluarën. E ka bërë këtë me dekriminalizmin, me çadrën e opozitës, me bojkotin e parlamentit dhe tashmë edhe me djegien e mandateve. Për këtë të fundit, nga mazhoranca ka reaguar vetëm Elisa Spiropali. Vetë Edi Rama, komentin e parë për vendimin e opozitës për lënien e mandateve e ka përcjellë me ironi me një krahasim me Juventusin.

“Ky Juventusi s'durohet më! Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s'ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve” – shkroi Rama në Twitter.

Por menjëherë kundërshtarët e tij politikë i kujtuan “njollën” që ka Juventusi pas dënimit që mori në procesin e Calciopoli ku bardhezionjtë u dënuan me zbritje në Serie B. E ka kujtuar menjëherë këtë kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili.

“Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin. Po ç'eshte ky idiot kryeminister! Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zune qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash, e bene shembull ja hoqen kampionatin dhe e cuan ne serine B. Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka,ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin” – shkroi Vasili në Facebook.

Edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi bën të njëjtën vërejtje.

“Kur hajduti frymëzohet nga hajdutëria. Precedenti nga Italia, kur denohej Juventusi dhe çeshtja e titullit te hequr per trukim te rezultateve na tregon shume sot! Juventus u denua ne 2006-en me zbritje ne Serine B, ndersa Federata Italiane e Futbollit i hoqi dy tituj kampione, ate te sezonit 2004-2005 dhe 2005-2006. Ne nuk ja heqim dot titullin Edi Rames, por drejtesia e pa kapur do ja heqe lirine atij per vjedhje votash dhe demin e parikuperueshem qe u ka bere shqiptareve dje dhe sot. P.S. Asgje personale me tifozat e Juves” – shkruan Këlliçi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LSI i bashkohet PD për djegien e mandateve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli publikisht në media pasditen e së hënës për të shpjeguar arsyet se pse i bashkohet PD për djegien e mandateve. “Grupi ...

18:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI