Në të njëjtën kohë që grupi parlamentar i PD po shprehej unanimisht për djegien e mandateve, largimin nga parlamenti dhe mosnjohjen e tij, në kampin tjetër, në mbledhjen e deputetëve socialistë me kryeministrin, i lihej një vend i konsiderueshëm Ulsi Manjës dhe Etilda Gjonit për të ashpërsuar masat e rregullores së kuvendit, kundër veprimeve "vandale" të opozitës dhe fjalorit "rrugaçëror" të saj.
Me sa duket, të ndikuar nga shprehja e Ramës se "Lulzim Basha po luan bllofin", socialistët vazhduan punën e tyre për të tkurrur pushtetin e PD- LSI brenda parlamentit.
Deri më tani, si Rama edhe Taulant Balla, e kanë marrë me të qeshur ultimatumin e PD, por nëse ai ndodh realisht, në ditët e ardhshme paketa e Ulsiut dhe Etildës do të shënojë masa të reja shtrënguese ose për karriket e mbetura bosh ose për lolot me të cilët Rilindja do të mbushi sallën.
Debati i sotëm i socialistëve u zhvillua në të njëjtën seli ku tre dekada më parë Byroja Politike diskutonte për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës, në të njëjtën kohë kur statuja e tij ishte rrëzuar.
©Lapsi.al