Flash

Parlamenti Europian dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës

Lapsi.al 18 February 2019
Parlamenti Europian dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe

Duke marrë shkas nga protestat në Francë nga jelekverdhët, deputetët e Parlamentit Europian votuan një rezolutë në datën 14 shkurt, e cila dënon përdorimin e tepërt të forcës nga ana e policisë ndaj protestuesve, veçanërisht përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës.

Në një artikull të saj, gazeta franceze ‘Le Monde’ shkruan se deputetët e PE-së dënuan  përdorimin nga policia të gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës ndaj protestuesve. Rezoluta u votua me 438 vota pro, 78 kundër dhe 87 abstenime.

Rezoluta ‘Mbi të drejtën për protesta paqësore dhe përdorimin e përpjesëtuar të forcës’ dënon në mënyrë të veçantë ‘përdorimin e disa llojeve të armëve nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë, si ato me plumba me goditje kinetike (plumba gome) dhe të gazit lotsjellës,’ si dhe ‘ndërhyrjet e dhunshme dhe të shpërpjesëtuara nga ana e autoriteteve publike gjatë protestave dhe demonstratave paqësore.’

165 deputetët e majtë dhe të gjelbër që nuk votuan pro thanë se rezoluta duhet të dënonte më ashpër përdorimin e dhunës dhe të gazit lotsjellës nga ana e policisë.

Rezoluta i bën thirrje qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të evitojnë forcën ndaj protestuesve dhe ta përdorin sa më pak të jetë e mundur.

Të këshilluara

SHBA, qeveria pranë mbylljes së dytë

Bisedimet mes kongresmenëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish pë...

13:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI