Flash

Habit drejtoresha e azilit, parashikon vdekjen e 10 të moshuarve gjatë vitit 2019

Lapsi.al 18 February 2019
Habit drejtoresha e azilit, parashikon vdekjen e 10 të moshuarve gjatë

Emisioni Boom ka sjellë në vëmendjen e publikut këtë herë babëzinë e institucioneve publike për tendera, ku kulmin duket se e ka arritur shtëpia e të moshuarve Fier, duke parashikuar vdekjen e 10 rezidentëve të saj gjatë vitit 2019.

Tenderi me fond limit 600 000 lekë, financuar nga buxheti i shtetit, u zhvillua në agjencinë e prokurimit publik më 5 shkurt 2019.

Në lidhje me mënyrën se si u përllogarit ky numër, drejtoresha e këtij institucioni u shpreh:

“Nëse ne kemi vendosur me përafërsi 10 shërbime funerale që mund të kryehen këtë vit, kjo bazohet në bazë të parashikimit të vitit që ka kaluar ku kemi pasur me përafërsi 8 shërbime funerale të kryera”

Prej disa vitesh shërbimin publik i varrimit për bashkinë Fier i është dhënë me koncesion një kompanie, përfaqësuesi i të cilës u shpreh se deri dy vite më parë, shërbimet funerale në shtëpinë e të moshuave mbuloheshin nga ana e tyre, por më pas ky institucion ka vendosur ta tenderojë vetë shërbimin funeral të rezidentëve të tij.

Gazetarja: Pra ju keni bërë varrimin e azilit deri tani, të shtëpisë së të moshuarve?

Ndërmjarrja funerale: Edhe prapë ne i bëjmë, ndonëse ja jep ai x-it të kësaj shoqërie, atij ja jep kjo. Ai vjen prap tek unë. Edhe unë nuk e quaj me arsye fare të bëhet tender me ketë punë, sepse 20 e ca vjet ne s’kemi pasur tendera me azilin, as diskutohet.

Shtëpitë e të moshuarve të cilat qëndrojnë në radhën e parë të institucioneve të përkujdesjes për moshën e tretë, duket se së fundmi e kanë humbur qëllimin e tyre, duke rezervuar kështu vdekjen e rezidentëve të tyre, me tendera./Ora News

Të këshilluara

LSI i bashkohet PD për djegien e mandateve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli publikisht në media pasditen e së hënës për të shpjeguar arsyet se pse i bashkohet PD për djegien e mandateve. “Grupi ...

18:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI