Flash

Flet Jozefina Topalli: Çfarë mendoj për bojën që Paloka i hodhi Ramës

Lapsi.al 18 February 2019
Flet Jozefina Topalli: Çfarë mendoj për bojën që

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar aktin e deputetit të PD-së, Edi Paloka i cili një javë më parë spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama në sallën e seancave plenare. Ajo është pyetur nga fëmijët e programit “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për këtë ngjarje. Topalli tha se kjo ishte një ngjarje e shëmtuar.

“Unë jam e bindur që në parlamentin e fëmijëve nuk ndodhin kurrë gjëra të tilla. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe nuk thuhen gjëra të papranueshme dhe nuk bëhen gjëra të papranueshme” – tha Topalli.

Ajo u pyet edhe se si ndihet tashmë që është jashtë politikës.

“Kjo është pyetja më e vështirë. Është më mirë që jam sonte me ty këtu dhe me këta fëmijë të mrekullueshëm sesa diku tjetër” – e kaloi Topalli me një batutë.

"Unë do të doja të kishim një parlament me të rinj dhe të reja të talentuar që i përkushtohen interesit të përgjithshëm dhe jo atij personal. Nuk është e thjeshtë" - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LSI i bashkohet PD për djegien e mandateve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli publikisht në media pasditen e së hënës për të shpjeguar arsyet se pse i bashkohet PD për djegien e mandateve. “Grupi ...

18:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI