Flash

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Mediat amerikane jehonë djegies së mandateve

Lapsi.al 18 February 2019
Çfarë po ndodh në Shqipëri? Mediat amerikane jehonë

Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka bërë menjëherë jehonë në mediat e huaja. Rrjeti amerikan Fox News raportoi vendimin e Partisë Demokratike për të djegur mandatet dhe për të mos u futur në parlament.

“Ligjvënësit opozitarë planifikojnë të largohen nga parlamenti shqiptar” - ishte titulli i shkrimit në faqen online. Në shkrim bëhet një paraqitje e situatës ku thuhet se partitë opozitare kanë vendosur të lënë mandatet e tyre në parlament.

Fox News citon kreun e PD-së Lulzim Basha që kërkoi një qeveri transitore e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme. Në shkrim paralajmërohet edhe protesta që opozita do të mbajë të enjten përpara parlamentit.

“Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhje të votave duke anashkaluar drejtësinë dhe sistemin gjyqësor” – thuhet në shkrim.

Fox News citon edhe zv.kryeministrin Erion Braçe që e quajti këtë një “lëvizje të parëndësishme”. Sipas Braçes, demokratët nuk duan që të largohen gjyqtarët e korruptuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI