Gjatë intervistës në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, Koço Kokëdhima ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama. Kokëdhima tregoi edhe një episod, të cilin tha se e kishte dëgjuar nga Preç Zogaj.
“Një gazetar i shquar i Shqipërisë, Preç Zogaj kohë më parë më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë i nderuar, një ndërtues se i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku në Kombinat. Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Rama dhe Gonxhe. Si ka mundësi i thashë që ndodhi kjo? Ai Blendi Gonxhe nuk e pranoi ketë fakt. S’kam pas ndonjë informacion tjetër sensitiv që mund ta ndaj me ju”, - tregoi Kokëdhima.