Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Video/ Laçi mban hapur kampionatin, Partizani konteston penalltinë vendimtare: "Nuk ka më futboll"

Lapsi.al 17 February 2019
Video/ Laçi mban hapur kampionatin, Partizani konteston penalltinë

Mund të ishte e diela që Partizani do ti afrohej më shumë se kurrë titullit kampion që mungon që nga 1993 në palmaresin e të kuqve, por Laci rezultoi pengesë e pakalueshme, për më tepër kur ndeshja u vendos nga një episod, që për teknikun e të kuqve Skënder Gega është i papranueshëm. "Ndeshjen e patë - tha tekniku pas sfidës - por nuk dua të merrem me arbitrat. Nuk e them fjalën e fundit në fillim. Sot penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshtarëve.

Kishte tetë javë që të kuqtë nuk njihnin humbje, e fundit e marrë në Vlorë në atë 1-0 përballë Flamurtarit. Këtë herë disfata djeg edhe më shumë, duke qenë se ishte mundësia për ta çuar në 10 pikë diferencën me vendin e dytë, që është pronë e Teutës, pasi durrësakët mundën Kukësin një ditë më parë.

Laçi e vuri në sfidë të vështirë skuadrën e Gegësm, pavarësisht se minuta e 11, kur Kola akordoi penalltinë e shndërruar në gol nga Shtubina, pretendohet si faull jashtë zonës. Partizani bëri pak, për të dalë me sukses nga një transfertë si ajo e Lacit, kundër një skuadre që i ka hapur gjithnjë punë Partizanit.

Ndoshta ishte fakti i vetëkënaqësisë, apo dy humbjet radhazi kishin karikuar si duhet kurbinasit, por Partizani dështoi të bënte hapin që do ti kishte dhënë, në mos matematikisht, titullin, do ti kishte cimentuar një avantazh që as prezenca e Kukësit dhe e Teutës, e me ndeshjet direkte për tu luajtur, nuk do ta kishte vënë në rrezik. Por durim. Gjithcka duhet të nisë nga 7 pikë avantazh...

Të këshilluara

Video/ Milan përmbys rezultatin në Bergamo

Hakan Calhanoglu i ka dhënë avantazhin Milan në transfertën e Bergamos. Sulmuesi turk ka ndëshkuar portierin e kombëtares shqiptare Berisha, në minutën e 55, du...

21:51

Video/ Atalanta në avantazh kundër Milan

Në ndeshjen shumë të rëndësishme për zonën Champions në Serie A, Atalanta shënon golin e parë kundër Milan në Bergamo, duke këmbyer provizorisht vendet me kuqez...

21:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09