Flash

Studimi/ Seksi oral mund të shkaktojë kancer në kokë

Lapsi.al 17 February 2019
Studimi/ Seksi oral mund të shkaktojë kancer në kokë

Seksi oral mund të përhapë viruse që shkaktojnë kancer në kokë. Sipas një studimi të ri, ka një lidhje të fortë mes virusit papillomavirus (HPV) dhe kancerit. Virusi HPV rrit me 7 herë mundësinë për kancer në kokë.Studimi përfshiu 97 mijë persona.

Në 132 raste u konstatua kancer në kokë, që për një kohë të gjatë mendohej se shkaktohej vetëm nga duhanpirja dhe alkooli.

Lidhja mes seksit oral dhe kancerit u bë e famshme kur aktori Michael Douglas tha se mendonte se kancerin në fyt e kishte pikërisht nga seksi oral. Studimi i fundit tregon se një aktivitet i tillë ka lidhje me kancerin.

Kërkimi shkencor, i realizuar nga shkencëtarët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork, është publikuar në “JAMA Oncology”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI