Flash

Pas divorcit, Arbana Osmani në lidhje me regjisorin e Topit

Lapsi.al 17 February 2019
Pas divorcit, Arbana Osmani në lidhje me regjisorin e Topit

Janë miqtë dhe kolegët e tyre që konfirmojnë për Panoramën këtë histori dashurie. E dalë nga një histori e gjatë 16-vjeçare me financierin Ardit Kero (me të cilin ka një djalë), për Arbana Osmanin kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.

Eduart Grishaj e ka nisur aktivitetin e tij si kameraman para shumë viteve, në Televizionin “Rozafa” në Shkodër, ku pasi fitoi eksperiencën e nevojshme, iu drejtua Tiranës, duke u angazhuar në “Top Channel”. Brenda pak vitesh, Grishaj arriti të fitonte besimin për regjinë e një programi shumë të rëndësishëm në këtë televizion, duke ia dalë me sukses. Tashmë, ai është krahu i djathtë i Arbanës.

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës. Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.

Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër. Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”. Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport. Pra, e thënë shkurt, duket se dashuria e tyre ndjehet në ajër dhe ata nuk mund të fshehin më. Por këtyre momenteve në paskuinta, nuk u kanë munguar ato në ekran në rastin kur Arbana e falënderoi regjisorin për programin, duke nxjerrë me kamera edhe portretin e tij në mënyrë që publiku i “Dua të të bëj të lumtur” ta njihte dhe në portret.

 

 

Të këshilluara

Aquaman 2, së shpejti

Gjatë një sërë postimesh në “Instagram”, ylli i “DC Extended Universe”, Jason Momoa tregoi entuziazmin e papërmbajtur brenda zyrave të “Warner Bros”. Gjatë x...

13:00

Tayna publikon klipin e ri (Video)

Reperja ka publikuar projektin e saj të ri “Ring Ring” i cili paska një domethënie shumë të madhe për të. Këtë Tayna e ka shpjeguar me anë të një postimi në Ins...

11:15

Shpat Kasapi: Shumë shpejt do kem fejesë

Shpati i ftuar në emisionin “Mirage” ka zbuluar se është në një lidhje, madje shumë shpejt do ta zyrtarizojë në fejesë. “Shpati është në një lidhje që do ta zyr...

10:20

Si dukeshin para 7 vitesh Capital T dhe Majk

Dy këngëtarët e njohur, Majk dhe Capital T shpeshherë i kemi parë në bashkëpunime me njëri-tjetrin në këngë të cilat për hir të së vërtetës janë kthyer në hite ...

15:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI