Flash

Koment/ Sa serioze është deklarata e Bashës për djegien e mandateve?

Lapsi.al 17 February 2019
Koment/ Sa serioze është deklarata e Bashës për djegien e
Demokratët që janë djegur nga qumështi, kanë të drejtë t'i fryjnë edhe kosit. Pjesa më radikale e tyre mund ta shohin me dyshim mënyrën se si Lulzim Basha do ta realizojë vendimin e tij për djegjen e mandateve. Ata e kanë dëgjuar edhe më parë të deklarojë, se edhe sikur asnjë njeri të mos mbetej në çadrën e opozitës, ai dhe familja e tij do të qenë të fundit që do të largoheshin forcërisht prej andej. Të gjithë e dimë se ç’ndodhi: shkoi e u ul në tryezë të fshehtë me Ramën. Edhe me idenë e djegies së mandateve, nuk është hera e parë që luhet: e ka propozuar me tërsëllimë Berisha dhe me nota më modeste Salianji, por deputetët e PD shkuan si tufë delesh drejt karrikeve të tyre në parlament, pikërisht në ditën kur rrezikonin të kalonin afatin gjashtë mujor të bojkotit. Lexo më tej:

Radikalizimi i Bashës: “PD do të djegë mandatet, nuk bëhemi fasadë”

Edhe tani alibitë për të mos ta hedhur këtë hap radikal janë të shumta: “nuk do LSI”, “nuk na binden aleatët e vegjël”, “mund të mos e dorëzojnë të gjithë deputetët personalisht në KQZ”, “na bëjnë presion ndërkombëtarët”, “Rama do ta dyndë kuvendin me opozitarë fallco”, etj. Dhe të gjitha këto mund të shërbejnë që opsioni “djegie mandatesh” të përdoret vetëm si një karrem për të gënjyer protestuesit e të enjtes e pastaj të tretet si kripa në ujë.   Që kjo të mos ndodhë, që në PD mashtrimi të mos bëhet rregull, kreu i saj nuk duhet të mjaftohet vetëm me një propozim për forumet e partisë. Ai duhet t'i tregojë publikut edhe hartën e rrugës. Ai është i dënuar të thotë se kur do ta hedhë këtë hap, kur do t'ia shtrojë për diskutim atyre forumeve, që as nuk i përfilli kur bëri listën e deputetëve, madje duhet të shkojë edhe më larg: diskutimi dhe votimi për këtë akt me interes publik, duhet bërë i hapur, transparent, me kamera në sallë dhe për të gjithë shqiptarët. Vetëm kështu njerëzit mund të fillojnë të besojnë se ky propozim nuk është manovra e radhës sa për të mbledhur mitingashë për të enjten (siç u tha të shtunën: Ejani se do rrëzojmë Ramën). Vëtëm kështu ky vetësakrifikim ekstrem, por i domosdoshëm i opozitës, mund të marrë trajta serioze, larg të qenit një fabul, me të cilën bën humor para kamerave Taulant Balla.     Që demokratët mos vazhdojnë t'i fryjnë kosit, Basha nuk duhet të mjaftohet vetëm me përbetimin, por duhet edhe të tregojë si do ta realizojë atë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Vesa Luma flet mbi operacionet plastike

Ndërhyrjet në fytyrë duket se janë kthyer në një gjë të zakonshme ditët e sotme, kur flitet për personazhet e njohur. Por disa prej tyre i kanë rezistuar tun...

13:40

Saimir Tahiri i shpëton hetimit nga SPAK

Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të ...

14:54

Richard Gere, baba në moshën 70 vjeçare

Richard Gere është bërë baba për herë të dytë . Ai me 29 gusht të këtij viti do të mbush plot 70-vjeç. BAshkëshortja me të cilën u martuan me 18 prill te 2018-t...

09:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI