Ka qenë një garë e pafat për Marcello Belli, 47 vjecarin roman, që është rrëzuar në Sirakuzë në garën e katërt, ndërkohë që kalëronte Ëilly Ëildëind. Kali ka pësuar infarkt nga sforcimi, disa qindra metra pas nisjes, duke u përplasur përtokë, ndërsa kalorësi ka mbetur poshtë, is shtypur nga trupi i kafshës. Ndërhyrja e menjëhershme e ambulancës ka bërë të mundur që Belli, që sihte thërritur për të zëvendësuar kolegun Giuseppe Cannarella, është transportuar në spitalin Umberto I në Siracuzë ku gjendja ka qenë e rëndë.
Në kontrollet e para, është përjashtuar hemoragjia cerebrale, por Belli ka pësuar frakturë në hundë dhe të një brinje. Situata është në përmirësim të vazhdueshëm, por prognoza mbetet e rezervuar, sepse nuk mund të flitet me qartësi për zhvillimin korrekt të funksioneve cerebrale.