Këngëtarja Elvana Gjata pas shkëputjes prej disa muajsh nga skena është shfaqur sërish në media. Këtë herë këngëtarja ka qenë e ftuar në "Klan Kosova" për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Elvana është fotografuar në krahë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Të dy duken mjaft të buzëqeshur në prani të njëri-tjetrit.
Këngëtarja ka dhënë një koncert live në Teatrin e Klan Kosovës për 1 orë e gjysmë, me këngë prej repertorit të saj si dhe këngë popullore. Koncert i cili është pëlqyer mjaft prej fansave të artistes.

©Lapsi.al