Prej pak muajsh në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se Brad Pitt dhe Charlize Theron kanë nisur një lidhje të re. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por mesa duket mes tyre nuk ka asgjë më tepër përtej miqësisë. Ditën e sotme Charlize ishte e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku ka zbuluar se është beqare. Aktorja ka kujtuar se kur ishte e vogël puthte bërrylin e krahut të saj dhe ka thënë se sot vazhdon të jetë ‘single’.Në këtë mënyrë Charlize hodhi poshtë të gjithë zërat për një lidhje të mundshme mes saj dhe Brad Pitt.