Flash

Vuçiç: Nuk pritet të kemi marrëveshje me Kosovën këtë vit

Lapsi.al 16 February 2019
Vuçiç: Nuk pritet të kemi marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është shprehur se nuk e sheh me shumë optimizëm arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të raporteve.

Këto deklarata kreu i shtetit serb i ka bërë në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, duke thënë se po lufton që të gjendet një kompromis me gjithë forcat e tij, megjithatë thotë se e gjithë vazhdimësia e dialogut varet nga Prishtina dhe vendimi për të hequr taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

Agjencia austriake është interesuar edhe për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe protestat që po mbahen kundër pushtetit të Vuçiçit, megjithatë presidenti serb ka thënë se për momentin çështja më e rëndësishme për Serbinë është zgjidhja e konfliktit me Kosovën.

“Çështja më e rëndësishme për ne është pyetja se si do ta zgjidhim problemin e Kosovës”, ka nënvizuar Vuçiç. Sipas tij në momentin që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, pastaj do të koncentrohen në ekonominë e Serbisë, dhe më pas edhe në çështjen e zgjedhjeve.

Të këshilluara

SHBA, qeveria pranë mbylljes së dytë

Bisedimet mes kongresmenëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish pë...

13:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI