Flash

Dhjetë arsye pse dështoi protesta Basha- Kryemadhi

Lapsi.al 16 February 2019
Dhjetë arsye pse dështoi protesta Basha- Kryemadhi

1 Sepse nuk mund të ketë protestë, ku tentativa për dhunë lihet përgjysëm. Ose nuk tentohet fare, ose puna çohet deri në fund. “Fuqia” nuklerare që pretendonte Berisha nuk mund të përfundojë më dy xhama të thyer dhe me një markizë të thyer.

2 Sepse shprehjes: dhuna është e qytetarëve të zemëruar dhe drejtuesit e opozitës janë paqësorë” i ka dalë boja me kohë.

3 Sepse nuk mund të ketë asnjë qytetar, sado i inatosur qoftë, që mund të sakrifikojë gjithçka kur sheh që liderët e tij sillen si sehirxhinj.

4 Sepse, fshehja gjatë gjithë kohës pas shprehjes: “provokimin e bëri Rama që tërhoqi policinë” i dekurajoi njerëzit. Edhe më shumë rol tek kjo tulatje luajtën deklaratat e Monika Kryemadhit që fliste para kamerave: “ja ku i ka, pse nuk i kap policia dhunuesit”

5 Sepse policia u tregua tejet “tinzare” pasi i la protestuesit edhe të dukeshin të dhunshëm edhe të shfaqnin pafuqi duke mos marrë rezultat nga dhuna e tyre.

6 Sepse Rama nuk pati turp të largohet jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana, duke mos i motivuar forcat e rendit të vrasin në emër të tij, si në 21 janar.

7 Sepse Basha dhe Kryemadhi i kishin prehur militantët e tyre se sot do të ishte dita e rrëzimit të Ramës që do të pasohej nga një qeveri tranzitore.

8 Sepse të vetmen trofe morën kërpudhën e thyer të Carsten Holler

9 Sepse siç tregon historia 30 vjeçre e protestave, gjithmonë ato që pasojnë janë më pak të forta se manifestimi i parë.

10 Sepse protesta e radhës u la të enjten, para parlamentit, ku zë më pak njerëz duke shprehur frikën për pjesmarrjen.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI