Flash

Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

Lapsi.al 16 February 2019
Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin
Reagimi i parë që Edi Rama bëri për protestën e opozitës në bulevard ishte keqardhja e tij për shkatërrimin e veprës së artistit, Carsten Holler, kërpudhës së famshme të ngujuar në lulishten me bar në anë të kryeministrisë. Me tepër sesa trishtimi për një objekt të ekspozuar në shumë të galeri të botës, kryeministri tentoi të tregonte diçka tjetër: se beteja e tij nuk ishte me qytetarët, por me barbarët që nuk kanë asnjë ndjeshmëri estetike ndaj të bukurës. Prandaj me një naivitet të shtirur ai shkroi: “Ndjesë Carsten, kjo s'është Shqipëria, këta s'janë shqiptarët”. Lexo më tej:

Rama reagon i shqetësuar për kërpudhën që i prishën protestuesit: Ndjesë, por këta s’janë shqiptarët

Në fakt, beteja rreth kërpudhës, që policët e mbrojtën me gaz lotësjellës dhe protesstuesit e shkatërruan me vare, është shumë më tepër sesa kjo servirje bajate sipërfaqësore. Kush e mban mend kohën e instalimit të saj, ajo përkon pak a shumë me periudhën, kur kryeministria u mbyll, sepse aty donatorë të panjohur privatë, do të rregullonin zyrën e shefit, sallën e tij të ngrënies dhe mjediset e nëntokës. Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet. Kerpudha e shkaterruar sot ne 16 shkurt Por, nuk ndodhi aspak kështu. Më pas u mor vesh se ai që kishte bërë “falas” rikonstruksionin e kryeministrisë do të shpërblehej përmes një afere 200 milionë euroshe, me 6 kulla në qendër të Tiranës, të cilat do të ngriheshin mbi rrënojat e një monumenti kulture: Teatrit Kombëtar. Edhe për këtë grabitje si fasadë u përdor alibia e një arkitekti të përmasave botërore, Bjarke Ingels. Po ashtu si për stadiumin, Velierën në Durrës dhe disa kulla në Tiranë, u përdor emri i një tjetër arkitekti, të dënuar në vendin e tij, Mario Kazamonti. Ashtu sikurse për rokaqejtë me leje qindra milionëshe shërbeu emri i Stefano Boerit. Ashtu si masakra e dikurshme betonizuese  e ish kryetarit të bashkisë, tentoi të fshihej pas studios belge 51N4E. Të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë, për t’i dhënë një shkëlqim sipërfaqësor një lideri grabitës dhe banal. Prej kohësh kjo vello tashmë ka rënë. Ndaj protestuesit e 16 shkurtit nuk ishin barbarët që sulmuan shpirtin artistik të pushtetit. Ata qenë thjeshtë njerëzit e ndërgjegjësuar, që nuk e durojnë më mashtrimin që mbulon grabitjen. Ata u bënë ekzekutuesit e një vullneti të gjërë, që nuk duron dot më atë që sillet si keqbërës në Tiranë dhe vazhdon të hapë ekspozita në Firence dhe Berlin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Si mund të ndalet recidivisti Thaçi?

Hashim Thaçi është konsistent. Në çdo negociatë në mënyrë konsistente i bën dëm vendit 1. Karakteristika kyç e negociatave që i zhvillon Hashim Thaçi ësht...

10:19

A i njolloset më fytyra Ramës?

Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës, për të goditur me bojë stilografi, në fytyrë, kryeministrin e vendit. Përtej gëzimit të atyre që ...

15:50

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit. E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t...

15:52

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit 1. Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustator...

15:49

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet t'ia mbajë të fs...

08:08

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...

18:13

Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin. Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë t...

10:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI