Flash

Ajo që nuk u pa / Loja në kulisa mes Ramës dhe Bashës për protestën e 16 shkurtit

Lapsi.al 16 February 2019
Ajo që nuk u pa / Loja në kulisa mes Ramës dhe Bashës

Të dyja palët që u konfrontuan në boulevard në protestën e 16 shkurtit kanë pasur një skenar të përcaktuar mirë. Nga njëra anë PD kishte planiikuar një protest lar së qeni paqësore. Pavarësisht se ajo filloi me dhurimin e luleve për policinë thelbi i saj ishte konfrontimi. Dhe ai u bë realitet sapo disa dhjetra protestues tentuan ti mësyjnë shkallëve që të çojnë për te dera e godinës të qeverisë. Pra PD LSI kishin planifikuar një skenar të “dhunimit” të godinës nga “qytetarët e zemëruar që i shpëtojnë thirrjeve të opozitës”.

Por për çudi u pa sikur policia ishte urdhëruar që të priste pikërisht këtë dhe e hapi menjëherë pa asnjë rrezistencë gardhin njerzor që mbronte kryeministrinë. Disa protestues u afruan tek dera, për të hequr perden që mbulonte markizën, dhe për të tentuar të hapin portën.

Por pas saj ishin fshehur forca të mëdha policore me gaz lotsjellës dhe presion uji që i zbrapsën protestuesit.

Panorama qe e qartë. Opozita kishte planifikuar dhunë. Por për habinë e saj ajo u ndesh me një qëndrim tolerant ndaj dhunës që dëshmonte se qeveria kishte planifikuar se i leverdiste një gjë e tillë. Rama e la në mëshirë të fatit kryeministrinë për të përdorur më pas propagandën me pamjet e dhunuesve dhe për të bërë diferencën: ne nuk sillemi si Luli dhe Saliu më 21 janar.

Kjo lloj gadishmërie për ti vendosur protestuesit në rolin e dhunuesit i bëri liderët e opozitës të tërhiqen dhe ti largojnë njerëzit e tyre nga mësymja drejt kryeministrisë.

Duke i qëndruar deri në fund alibisë se protesta nuk qe e dhunshme Basha deklaroi para gazetarëve se shkaktare për atë që ndodhi ishte policia. Basha ka përmendi tre argumenta: largimin e uniformave blu nga rrethimi policor, thirrjet me megafon që ai i quajti blegërima provokuese (gjatë gjithë kohës një zë thërret: të ndëruar qytatarë, ruani qetësinë, po shkelni ligjin, kjo përbën vepër penale. Policia do zbatojë ligjin)  si dhe rrefuzimin e krerëve të policisë për të kontaktuar me organizatorët e protestës.

Pra me një fjali mund të thuhet se planet e Bashës dhe Kryemadhit për të ushtruar dhunë, i mundi taktika e Ramës që ta stimulonte dhunën. Më shumë se në planin e forcës beteja u zhvillua në terenin e inteligjencës dhe propogandës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI