Flash

Zbulohet mashtruesi që i vodhi Rita Orës 3.4 milionë stërlina

Lapsi.al 15 February 2019
Zbulohet mashtruesi që i vodhi Rita Orës 3.4 milionë

Një llogaritar ka pranuar para autoriteteve se ka mashtruar klientë të sërës së lartë duke u marrë paratë nga llogaritë. Një prej tyre është edhe ylli i muzikës pop Rita Ora të cilës i ka marrë plotë 3,4 milion stërlina. Andrew Munday, 37-vjeç rrëfeu se kishte mashtruar ish-gjyqtaren shqiptare të X Factor dhe të tjerë duke u marrë paratë të cilat i përdorte për të blerë shtëpi dhe prona të paluajtshme.

Krimi i tij financiar doli në dritë pas një hetimi të policisë në kompaninë “Blue Cube Business Ltd”. Munday u shpall fajtor nga gjykata e Northampton për 9 akuza. Pas vendimit, avokati i Rita Orës, Graham Shear tha se një pjesë e mirë e parave të grabitura nga llogaritë u arrit të rikuperohen. Shear tha se veprimet e llogaritarit ishin “tmerrësisht të turpshme”.

Një tjetër viktimë e mashtrimit ishte dhe kantautorja britanike, VV Brown e njohur në vitin 2009 për singëllin “Shark in the Water”. Ajo u shpreh se falënderonte Zotin që drejtësia ishte vënë në vend. Së shpejti pritet të jepet edhe dënimi për llogaritarin mashtrues të VIP-ave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Leonardo Di Caprio gati për tu martuar

Leonardo DiCaprio mund të jetë duke planifikuar disa gjëra serioze, dhe këtu flasim për të ardhmen e tij me modelen Camila Morrone. ‘UsWeekly’ raporton se Leona...

19:06

Nuk ka 'Pirates of Caribbean' pa Johnny Depp

Skenaristët Rhett Reese e Paul Wernick braktisën zyrtarisht punën për ribërjen e “Pirates of the Caribbean”. Pas vendimit të “Walt Disney Pictures”, për të l...

17:18

Cansu Dere largohet nga Stambolli

Aktorja ka vendosur të shpërngulet në një tjetër qytet, madje mësohet se sapo ka blerë një shtëpi të re. Shtëpia luksoze prej 120 metrash katrorë, ka kushtuar g...

17:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI