North West është vetëm 5 vjeçe dhe mori dhuratën e parë për ‘Shën Valentin’ nga i dashuri i saj 7-vjeçar.
Djali i reperit Consequence, Caiden Mills, ka publikuar një foto me North dhe ka shkruar se ata të dy janë të lidhur.Gjithashtu ai i ka blerë të dashurës së tij 5-vjeçare një varëse nga ‘Tifanny & Co’ si dhuratë për ditën e të dashuruarve. Consequence dhe Kanye West janë miq të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të punës dhe për këtë arsye edhe fëmijët e tyre njihen bashkë. Menjëherë pasi lajmi për një lidhje mes North West dhe Caiden u shpërnda në media, në rrjete sociale pati reagime të shumta. Pjesa më e madhe e njerëzve thoshin se nuk është diçka normale, ndërsa disa të tjerë nuk arrinin të kuptonin si nuk kanë gjetur ende një të dashur.
