Flash

Skandali i rradhës/ Vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet me kusht

Lapsi.al 15 February 2019
Skandali i rradhës/ Vrasësi i dënuar me burgim të

Lirohet me kusht Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të cilësuarit si "i forti i Tiranës", Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga Markelian Kuqo, ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht. Vendimi u mor ditën e djeshme, me 14 shkurt.

Në vitin 2014, Gjinarari u ekstradua në Shqipëri. Ai së bashku me Arben Grorin akuzohen për vrasjen e Zyberit.

Mbetet e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari, për të pranuar lirimin me kusht të një të dënuari me burg të përjetshëm.

Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua fajtor për për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Vrasja në Milano e Naim Zyberit

Naim Zyberi njihej në fillim të viteve 90' si një prej të fortëve të kryeqytetit, në rivalitet me një tjetë emër të njohur asokohe, Gaz Muçën.

Zyberi njihej si një prej atentatorëve të Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua së bashku me Franc Konomin. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Megjithatë, ai nuk mundi t'i shpëtonte hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe Gaz Muçës.

Naim Zyberit iu bë atentat në Torino fillimisht. Më pas, për një mjekim më të specializuar ai u dërgua në spitalin e Milanos.

Më 6 gusht të vitit 1997 ai u ekzekutua në dhomën e spitalit ku ishte shtruar. Gerd Gjinarari e kishte fshehur pistoletën në një tufë me lule që mbante në dorë. Së bashku me Arben Grorin dhe një person të tretë futet në dhomën e Naim Zyberit, ku edhe e vret. Shumë shpejt ai u arrestua prej policisë italiane, për t'u ekstraduar në Shqipëri në vitin 2014.

Vendimi i Gjykatës së Korçës për lirimin me kusht të Gerd Gjinararit

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI