Flash

Fejohet Orlando Bloom dhe Katy Perry

Lapsi.al 15 February 2019
Fejohet Orlando Bloom dhe Katy Perry

Katy Perry i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me aktorin Orlando Bloom në Ditën e Shën Valentinit, pas një romance 3-vjeçare .

Këngëtarja 34-vjeçare, hyri në Instagram për të ndarë një fotografi të saj dhe të aktorit, 42-vjeçar, me unazën e veçantë të propozimit.

Unaza ishte në formë luleje me gurë rozë dhe të bardhë dhe na duhet të themi se ishte fiks për stilin e veçantë të Katy Perry-t.

Nëna e këngëtares, Mary Hudson, ka dhënë lajmin e bukur në Facebook, duke ndarë imazhet e propozimit emocional dhe duke i titulluar ato me:

“Shiko kush u fejua mbrëmjen e kaluar”.

Katy mund të shihej në foto duke qarë ndërsa qëndronte nën një hark në formë zemrë me trëndafila, duke i hedhur krahët e Orlando-s.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan pink nga Alessandra Rich, që e kishte kombinuar me unazën.

Katy dhe Orlando fillimisht nisën të shoqëroheshin pas takimit në një afterparty në Golden Globe Awards në janar 2016 dhe prej atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë herë me shkëputje dhe herë me bashkime.

Këngëtarja e muzikës pop ka qenë e martuar një herë me Russell Brand nga tetori 2010 – korrik 2012.

Ndërsa Orlando ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr nga viti 2010 deri në viti 2013 dhe kanë një djalë që quhet Flynn Christopher, 8 vjeç.

Të këshilluara

Eliza Dushku, së shpejti mama (Foto)

Një lajm i mirë vjen për aktoren shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku. Aktorja 38-vjeçare tregoi barkun kur ajo dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian ishi...

12:35

Miley Cyrus puikon fotot e dasmës (Foto)

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan në nje ceremoni sekrete, fundjavën para Krishtlindjeve që hodhëm pas, më saktë në 23 dhjetor. Nga martesa e tyre, ku is...

12:01

Fansat bojkotojnë këngën e Ariana Grande

Fansat e Ariana Grandes janë duke bojkotuar këngën e saj “7 Rings”. Nuk ka të bëjë me pretendimet e reperes Pincess Nokia dhe Soulja Boy që kënga është e vjedhu...

10:09

Ngjarja që nuk u dha në 'Games of Thrones'

Fansat e “Game of Thrones” janë mësuar tashmë me çdo lloj vdekje, por mbi të gjitha janë të ndërgjegjshëm se mund t’i thonë lamtumirë cilitdo personazh. Autorët...

20:20

Kim Kardashian paditet për shfrytëzim

Kim Kardashian West po përballet me një padi prej 100 milionë dollarësh nga një krijues aplikacionesh, i cili pretendon se ajo i rrëmben të ardhurat nga “Kimoji...

19:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI