Sergio Ramos më pas ndryshoi versionin kur i është kthyer argumentit përmes rrjetit të tij social. "Në ndeshje duhet të vendosësh brenda pak sekondash. Lajmi i mirë është fitorja, e keqja se nuk mund të jem në kthim. Më vjen shumë keq që do ti lë vetëm shokët, por nuk e bëra me qëllim për të marrë karton. Do të jem në stadium e do ti mbështes nga tribuna". Sergio Ramos në të kaluarën ka qenë protagonist i një cështje të ngjashme: në Champions League 2010/11 në Amsterdam Arena gjithnjë kundër Ajax, kur Ramos e Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq për të evituar të humbnin ndeshjen e parë të 1/8 të finales. Po tani cfarë do të thotë Uefa? Lojtari rrezikon dy ndeshje skualifikim.En un partido son muchas tensiones, muchas sensaciones y muchas pulsaciones. Hay que tomar decisiones en segundos. Lo mejor de hoy es el resultado. Lo peor, no poder estar en la vuelta junto a mis compañeros por un lance del juego.
— Sergio Ramos (@SergioRamos) February 13, 2019