Flash

(FOTOT) Paloka, bojë mbi fytyrën e Edi Ramës

Lapsi.al 14 February 2019
(FOTOT) Paloka, bojë mbi fytyrën e Edi Ramës

Nënkretari i Partisë Demokratike, Edi Paloka spërkati sot me bojë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte ulur në karrigen e tij në Kuvend.

Paloka u çua nga vendi me shpejtësi dhe e spërkati Ramën me shiringë me bojë.

Garda ka ndërhyrë menjëherë dhe kryeparlamentari Ruçi përjashtoi Palokën nga seanca.

“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, iu drejtua Gramoz Ruçi-Edi Palokës. Ruçi më pas ndërpreu seancën.

Tensionimi i situatës 

Paloka u nis drejt Ramës, pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë për fjalimin e mbajtur nga Lulzim Basha në Parlament pak minuta më parë. Rama e quajti Bashën 'një fëmijë që nuk di çfarë flet'. 

Basha fillimisht përshëndeti ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO por më pas foli për një gjendje të rëndë në Shqipëri. Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama por ky i fundit menjëherë pasi mbylli fjalën kreu i PD, kërkoi të flasë.

“I dashur miku ynë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ku kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por ju siguroj se fëmiu që sapo foli jo nuk i mendon ato që thotë po thjesht nuk di se çfarë thotë, edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama pas fjalës së Bashës.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI