Flash

A i njolloset më fytyra Ramës?

Lapsi.al 14 February 2019
A i njolloset më fytyra Ramës?

Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës, për të goditur me bojë stilografi, në fytyrë, kryeministrin e vendit.

Përtej gëzimit të atyre që ushqenjnë një urrejtje “ad personam” kundrejt Edi Ramës, të tjerë, kundërshtarë bazikë të tij, mund të shtrojnë dilemat:

A ishte e nevojshme boja, pas spektaklit me vezë të Endri Hasës dhe goditjes me çizme të Monikës?

A fiton pikë një opozitë politike duke u marrë personalisht me Ramën, gjë që në çdo strategji komunikimi pranohet si një mënyrë për t'u shmangur nga thelbi i politikave të kryeministrit?

A kanë nevojë PD- LSI të ndërmarrin akte të tilla, që zakonisht janë mjete të grupimeve të vogla ekstremiste, që i përdorin për të reklamuar idetë e tyre të margjinalizuara?

A shton diçka më shumë njollosja fizike e një politikani, kur opozita e ka kapur atë me preshë në duar si hajdut, e ka faktuar si vjedhës së zgjedhjeve, e ka vizatuar si bashkëfajtor të oligarkëve?

Lexo më tej:

(FOTOT) Paloka, bojë mbi fytyrën e Edi Ramës

Ngritja e këtyre çështjeve të shpie në përgjigje dëshpëruese. Ato të bëjnë të mendosh së PD-ja po privilegjon betejën teatrale përpra asaj reale, se goditja me vezë ishte reagim ndaj pafuqisë për të djegur mandatet, se hedhja e çizmes ishte si justifikim ndaj pamundësisë për të bojkotuar zgjedhjet, se shiringa me bojë ishte pavendosmëri për ta lënë Ramën fillikat, mes sistemit të kapur prej tij.

Gjithkush që vret pak mendjen e kupton se një forcë që ka në dorë akte politike (si braktisja përfundimtare e Kuvendit, apo refuzimi për të hyrë në betejën lokale të qershorit) nuk ka pse ndërmerr nisma kozmetike.

Gjithkush që e njeh politikën, e di se me mjekrën e llangosur me bojë apo me kostumin e përlyer me vezë, Edi Rama mund të luajë më mirë rolin e mëshirueshëm të viktimës, sesa po ta lësh atë të duket si autokratin e një vendi, ku partia e vetme e tepsisë ka asgjesuar pluralizmin politik.

Në këtë kuptim, kjo lloj strategjie jo vetëm që nuk jep asnjë rezultat, por ajo varros radikalizmin serioz duke e zëvendësuar atë me protagonizëm fotografik.

Goditja me bojë/ Si do të qeshnim po të mos ekzistonte Elisa? (video)

Po atëherë shtrohet pyetja, a ishte i gabuar akti i Palokës? A e dëmton ai kauzën e opozitës?

Boja e hedhur sot në Kuvend, mund të justifikohet vetëm në një drejtim.

As si akt për të njollosur Ramën, sepse tashmë këtë mision opozita e ka përmbushur, as si mjet për të treguar se ai është i paprekshëm, sepse edhe këtë e ka provuar, por thjesht si një gjest, simbolik, për të garantuar ata që do të zbarkojnë në Tiranë në 16 shkurt.

Prej kohësh tashmë, popullin e opozitës po e bren dyshimi se e gjitha është një lojë, se rolet janë të ndara, se mes kryeministrit dhe kundërshtarëve të tij ka një shkelje të heshtur syri në distancë dhe janë ata që duhen garantuar.

Në këtë kuptim, veprimi i Palokës mund të përkthehet si shenja, se me këtë kryeministër koha e bashkëjetesës politike ka përfunduar. Se tani ka nisur periudha e konfrontimit fizik.

Vetëm si i tillë, në funksion të betejës së ardhshme, ai do të kishte një sens. Por ama me një kusht: pa parlament, pa zgjedhje dhe pa një 18 maj të dytë me Ramën. Sepse në të kundërt edhe boja edhe vezët edhe çizmet e flakura në ajër do t'i ngjanin pështymës së hedhur lart, që dihet se ku përfundon.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit. E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t...

15:52

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit 1. Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustator...

15:49

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet t'ia mbajë të fs...

08:08

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...

18:13

Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin. Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë t...

10:22

Erë paqeje në Ballkan

Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën...

19:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI