Flash

Venezuela në krizë të thellë humanitare, qeveria mbyll rrugët për të bllokuar ndihmat (FOTO)

Lapsi.al 13 February 2019
Venezuela në krizë të thellë humanitare, qeveria mbyll

Banorët e Venezuelës po përballen me mungesë drastike të ushqimit, ndërsa kriza ekonomike sa vjen e po thellohet më shumë.

Presidenti i kontestuar, Nicholas Maduro i tha BBC-së se nuk do të lejojë ndihmat për banorët, pasi pretendon se ato janë një mjet i Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në Venezuelë.

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido i cili është njohur nga SHBA-ja dhe qeveritë perëndimore si president i përkohshëm i Venezuelës, premtoi në një tubim në Karakas se do të sigurojë që ndihmat humanitare, që janë bllokuar nga presidenti Maduro, të hyjnë në vend.

"Ne kemi pothuajse 300,000 banorë të Venezuelës, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të hyjë. Ka pothuajse dy milionë në rrezik shëndetësor", tha Guaido.

Kamionët me ndihma humanitare të SHBA-së arritën javën e kaluar në qytetin kufitar Kolumbu, por u ndaluan në urën Tienditas, e cila është bllokuar nga trupat venezueliane të kontrolluara nga Maduro.

Si pasojë e këtij bllokimi, të dërguarit e Guaidos u takuan me zyrtarë brazilianë këtë javë dhe njoftuan për planet për të krijuar një qendër të dytë të depozitimit të ndihmave në shtetin e Roraima, në kufirin juglindor të Venezuelës.

Presidenti i kontestuar Maduro ende gëzon përkrahje të gjerënë popull dhe besnikërinë e ushtrisë. Politikisht, qeveria e tij e majtë mbështetet nga Rusia dhe Kina.

Por, ai është nën presion kombëtar dhe ndërkombëtar për të thirrur zgjedhje të parakohshme presidenciale, mes akuzave për korrupsion të përhapur dhe shkelje të të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e tij autokratike.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Venezuelës ishin të tensionuara edhe përpara se administrata e presidentit Donald Trump të bëhej një nga të parat që do të mbështeste liderin e opozitës, Juan Guaidon si President të përkohshëm të vendit.

Venezuela ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, ndërsa presidenti Trump tha se përdorimi i forcës ushtarake mbetet "një opsion". SHBA e ka akuzuar Qeverinë e Maduros për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Rusia paralajmëroi ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri komentet gjatë një telefonate me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike. Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë Qeverisë së presidentit të kontestuar, Nicholas Maduro. Megjithatë, Venezuela ka rënë në kaos ekonomik.

Të këshilluara

SHBA, qeveria pranë mbylljes së dytë

Bisedimet mes kongresmenëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish pë...

13:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI