Flash

Në datëlindjen e saj, një tjetër gëzim për Almedën (FOTO)

Lapsi.al 13 February 2019
Në datëlindjen e saj, një tjetër gëzim për

Almeda Abazi sot feston ditëlindjen, por ky nuk është rasti i vetëm përse 13 shkurti është dita më e lumtur për të.

Si sot dy vite më parë ajo u martua  me Tolgahan Sayisman, partnerin e saj prej vitesh. Pak më parë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka uruar veten por edhe Tolgahan për këtë ditë të veçantë. Në postim ajo ka bashkangjitur dy foto, në të parën është Almeda e vogël të cilën e mban babai i saj. Në të dytën është Almeda dhe Tolga të kapur dorë për dore në altar.

“Ta gëzoj ditëlindjen dhe ta gëzojmë përvjetorin tonë të dytë  dashuria ime. Babai po më mbante me duart e tij më parë ndërsa sot je ti ai që më mban dorën.”,- shkruan Almeda e cila ditën e  sotme mbush 27 vjeç. Edhe Tolga nuk i ka kursyer fjalët plot dashuri ndaj bashkëshortes së tij. “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde. Të dua shumë!”,- shkruan aktori.

Të këshilluara

Dj Khaled sjell bashkëpunimin me Cardi B

Pak orë më parë këngëtari dhe producenti i famshëm Dj Khaled ka paralajmëruar bashkëpunimin e tij më të ri me Cardi B. Vetëm 2 ditë pas ceremonisë së ndarjes...

13:03

Olta Boka tregon profesionin e ri (Foto)

Shumë shpejt atë do ta shohim si notere, ashtu siç edhe këngëtarja shprehet, ajo dëshiron që vula të mbaj emrin e saj si një autograf. Olta ka postuar një fo...

12:20

Justin Bieber fillon kurën për depresionin

Justin Bieber duket se nuk po kalon ditët e tij më të mira përsa i përket anës shëndetësore.  Burime pranë ‘People” janë shprehur se ai po kurohet për një sëmun...

11:39

Ndërron jetë reperi i ri amerikan

Willie McCoy, një reper i njohur si Willie Bo me grupin FBG, kishte parkuar makinën e tij Mercedes në linjën e restorantit rreth orës 10:36 të mbrëmjes. Pas ...

10:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI