Flash

Fatma Haxhialiu: Edhe femrat e showbizz dhunohen

Lapsi.al 13 February 2019
Fatma Haxhialiu: Edhe femrat e showbizz dhunohen

Në vetëm një muaj mbetën të vrara 6 gra, ndërkohë që dhuna ndaj tyre është kthyer në një nga temat më shqetësuese.

Ndërsa gratë shqiptare vazhdojnë të mbajnë të fshehtë faktin që janë viktima të dhunës nga bashkëshortët, moderatorja Fatma Haxhialiu ka treguar se të tilla raste ka edhe në radhët e “showbiz”-it tonë.

Gazetarja u shpreh se shumë femra të ekranit dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht nga partnerët, por situatat e tyre nuk bëhen publike.

“Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e ‘showbiz’-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune. Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht, por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi shoqëror. Përfshirë dhe mua. Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të dallosh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen”, u shpreh Fatma gjatë emisionit “KafeIn”.

Të këshilluara

Dj Khaled sjell bashkëpunimin me Cardi B

Pak orë më parë këngëtari dhe producenti i famshëm Dj Khaled ka paralajmëruar bashkëpunimin e tij më të ri me Cardi B. Vetëm 2 ditë pas ceremonisë së ndarjes...

13:03

Olta Boka tregon profesionin e ri (Foto)

Shumë shpejt atë do ta shohim si notere, ashtu siç edhe këngëtarja shprehet, ajo dëshiron që vula të mbaj emrin e saj si një autograf. Olta ka postuar një fo...

12:20

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI