Flash

PSG e gjymtuar sheh çerekfinalet e Champions, Zaniolo bën Romën të ëndërrojë

Lapsi.al 12 February 2019
PSG e gjymtuar sheh çerekfinalet e Champions, Zaniolo bën Romën

Mbrëmje e madhe e Champions League në raundin e 16 më të mirave me Paris Saint Germain që imponohet në Old Trafford edhe me mungesat e mëdha të Neymar Jr e Edinson Cavani. Thyhet për herë të parë Manchester United që kur Ole Gunnar Solskjaer është ulur në pankinë, e për PSG 0-2 i fiksuar është praktikisht cerekfinale. Fiton edhe Roma në Olimpico, por në Dragao do të jenë telashe pas golit të Adrian Lopez.

U duk se 11 ndeshjet pa humbje të United, përpara publikut të shtëpisë e me një kundërshtar të gjymtuar e pa pjesët më të mira, do ta ndihmonin Manchester United të merrte një sukses të rëndësishëm, sidomos pas zërave për një konfirmim të teknikut norvegjez si menaxher me kohë të plotë tek Djajtë e Kuq. Vetëm se skuadra e Thomas Tuchel e improvizuar me mbrojtësin e djathtë Dani Alves në sulm, bashkë me Di Maria dhe Mbappe, i dha zhgënjimin e plotë në debutimin e norvegjezit në Champions League.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/j7/j7re.mp4

Ekuilibrat e një ndeshje delikate u thyen në pjesën e dytë, kur dy gabime difensive të anglezëve rrëzuar strategjinë e ngritur në harkun e shtatë minutave: Kimpembe u harrua në shtyllën e dytë në minutën e 53, në zhvillimet e një goditje këndi, ndërsa djali i artë i PSG vulosi rezultatin në të 60, duke finalizuar asist të marrë nga Di Maria.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/07/07wg.mp4

Sikur të mos mjaftojë avantazhi i dy golave në ndeshjen e kthimit në Parc de Prince, PSG do të ketë një kundërshtar përballë edhe pa lojtarin e saj më të cmuar Paul Pogba, i ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes. Kështu pas dy javësh francezët duket se i kanë të gjitha gjërat në vijë për të arritur çerekfinalen.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ao/aoQ2.mp4

Gati e arriti rezultatin e ëndërruar, por Roma duhet të mallëkojë fatin e keq që rifuti në lojë Porton, 11 minuta nga fundi duke e bërë madje formacionin portugez të kalojë në cerekfinale edhe më një fitore 1-0 në kthim. Zaniolo është protagonisti absolut në suksesin 2-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por për Di Francesco ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/vk/VK2R.mp4

Talenti italian ka shënuar golin e parë në minutën e 70, duke ngritur në këmbë stadiumin, që gjithësesi nuk harroi të kapej me Kolarov, edhe në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për verdhekuqtë. Zaniolo shënoi dygolshin e parë në Champions League, në minutën e 76, duke i bërë tifozët romanë të ëndërrojnë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/y0/y0km.mp4

Vetëm se futbolli ndonjëherë është edhe cështje fati dhe këtë herë ai nuk ishte me italianët. Vetëm tre minuta pasi kishin prekur rezultatin e sigurisë, një aksion kaotik i portugezëve i dha mundësinë Adrian Lopez të fuste në lojë Porton, duke e bërë krejtësisht të mundur përmbysjen në do Dragao, pas dy javësh.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI