Flash

Saimir Tahiri i shpëton hetimit nga SPAK

Lapsi.al 12 February 2019
Saimir Tahiri i shpëton hetimit nga SPAK

Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. Hetimi për përfshirjen e Saimri Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019.

Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës është shtyrë prej aplikimeve të pakta.

Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Itali. Saimir Tahiri ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e drejtuesve të grupit kriminal Habilaj në Greqi. Vëllezërit Habilaj, drejtuesit e grupit kriminal janë kushërinj të Saimir Tahirit.

Pavarësisht deklaratave të Tahirit se ai nuk do të përdorte imunitetin e deputetit si mbrojtje nga arrestimi i prokurorisë, Kuvendi e vonoi me 10 ditë dhënien e autorizimit prokurorisë për kontrollin e banesës dhe pronave të tjera të Tahirit për kërkimin e provave. Kohë e mjaftueshme kjo për të zhdukur çdo provë të përmendur në përgjime, të cilat Tahiri i kishte në dispozicion që në fillim.

Në fakt, dyshimet që Tahiri mund të ketë pastruar provat kompromentuese u bënë të qarta më 1 nëntor 2017, kur policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan. Në makinën e tij u gjetën në makinë 836 mijë euro dhe katër patenta për mjete transporti ujor të ish-ministrit Tahiri dhe veture të bashkëshortes së tij.

Vetë, Saimir Tahiri nuk ka bërë asnjëherë asnjë koment për paratë dhe patentat e tij të gjetura në makinën e Orest Sotës, ndërkohë që më vonë është vërtetuar se Sota ka udhëtuar disa herë privatisht me Tahirin jashtë shtetit, përfshi një udhëtim në Gjermani. Në janar 2018, Sota u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke vendosur masën e sigurimit me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe në 25 maj,Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin në gjendje të lirë të ish-ministrit Tahiri.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshme Arta Marku ndërhyri disa herë në këtë çështje, së pari lejoi ekstradimin e një dëshmitari kyç, Nazer Seitit financier të bandës së Habilajve të ekstradohet në Itali, hoqi prokurorin Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe e transferoi në Prokurorinë e Pogradecit.

Më 15 mars 2018, u ngrit Komisioni i posaçëm për hetimin e Saimir Tahirit. Por, ky Komision nuk solli asgjë të re në hetimet ndaj Tahirit sepse qeveria nuk pranoi të japë dokumenatta e kërkuara nga anëtarët e Komisionit.

Rezultati i vetëm konkret i hetimin ndaj Saimir Tahirit është ndryshimi i rregullores së Kuvendit me qëllim forcimin e imunitetit kriminal të deputetëve. /exit.al/

Dosja ‘Tahiri’, ish-ministri bën lëvizjen e radhës

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit aplikon për të qenë pjesë e SPAK-ut

 

Të këshilluara

Richard Gere, baba në moshën 70 vjeçare

Richard Gere është bërë baba për herë të dytë . Ai me 29 gusht të këtij viti do të mbush plot 70-vjeç. BAshkëshortja me të cilën u martuan me 18 prill te 2018-t...

09:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI