Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Rikthehet Champions League: Old Trafford pret PSG pa Neymar, në Romë një vizitor i pakëndshëm

Lapsi.al 12 February 2019
Rikthehet Champions League: Old Trafford pret PSG pa Neymar, në Romë

Champions League kthehet në 2019 me fazën e saj më të bukur, ndeshjet me eleminim. Në raundin e 16 më të mirave përplasjet e forta nuk mungojnë, por e marta europiane i ka drejtuar të gjithë prozhektorët në Old Trafford ku Manchester United i transformuar do të presë parisienët e “dobësuar”. Nuk e ketë të lehtë Roma sfidën në Olimpiko me Porton.

11 ndeshje i pamundur në pankinë për Ole Gunnar Solskjaer, që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq, duke bërë që të harrohej ai fillim shkatërrimtar i sezonit me Jose Mourinhon në krye të United. Kanë rilindur të gjithë kampionët e skuadrës angelze, nën drejtimin e norvegjezit: Paul Pogba mbi të gjithë, duke u imponuar edhe para portës e duke u konfirmuar njeriu deciziv për Manchester. Kështu, PSG është i paralajmëruar, se skuadra që do të gjejë përballë nuk i ngjan fare asaj të shpërfytyruar me portugezin, që në Old Trafford vetëm Special nuk ishte. Në anën tjetër, problenet janë të gjitha për Tuchel. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi dhe mungesa e ditur e Neymar, tekniku i PSG mund të jetë edhe pa Edinson Cavanin. Sulmuesi uruguajan është dëmtuar duke ekzekutuar penalltinë në ndeshjen e fundit të Ligue 1, pa harruar se Verratti nuk është në 100% duke qenë se vjen nga një dëmtim enigmatik.

Porto është një vizitor i pakëndshëm në Olimpico, me të cilin Di Francesco do të kërkojë të bëjë maksimumin për ta kaluar. Një rivalitet që shtrihet edhe më shumë nga një e shkuar si futbollist i Lazios, i Sergio Conceicao, tekniku aktual i Portos: "Të kthehem në Olimpico më sjell në mendje vite të lumtura, por jam i përqendruar tek ndeshja. Do të jetë e rëndësishme të shënojmë por duhet vendosmëri e kurajë. Objektivi ynë është të kalojmë raundin".

Champions League - Round of 16

21:00 Manchester United ? - ? Paris Saint-Germain

21:00 Roma ? - ? FC Porto

Të këshilluara

Jose Mourinho riniset nga Rusia

Pas përfundimit të aventurës në drejtimin e stolit të Manchester United, Jose Mourinho është gati të nisë një karrierë të re televizive. "Special One" do të jet...

21:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09