Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Osijek, mundësia e artë që Panucci të ketë një 'winger' plus

Lapsi.al 12 February 2019
Osijek, mundësia e artë që Panucci të ketë një

Kur Kristal Abazaj u transferua nga Skënderbeu tek Anderlecht, për shumën e 750 mijë euro, i gjithë ambjenti sportiv mendoi kompletimin e një lojtari, që dukej se do të bënte kalimin në kualitet për veten dhe kombëtaren. Ishte në ngjitje graduale, nga Luftëtari në Korcë e nga aty drejt kombëtares dhe elitës së futbollit europian - Anderlecht nuk ishte pak për një 21 vjecar.

Edhe vetë Christian Panucci fërkoi duart, duke imagjinuar si do të ishte sulmi i tij me një lojtar të tillë. Por skema e teknikut mbeti në imazh, ashtu si Abazaj në tribunë, i degdisur me të rinjtë, ku nuk luante praktikisht asnjë minutë, duke e bërë ikjen nga belgët si një tunel shpëtimi.

Tortura ka marrë fund të martën e 12 shkurtit kur Anderlecht u akorduar me Osijek në Kroaci për huazimin e shqiptarit me të drejtën e blerjes nga ana e kroatëve. Nuk është klubi i ëndërrave, por është mundësia që duhet për të rinisur një ëndërr: në fund të fundit edhe Eros Grezda nga aty u nis për të fluturuar në Gllasgow...

Tani Panucci ka frikë të gëzohet përsëri, ose të shpresojë: Abazaj ka nevojë për sa më shumë minuta dhe vetëbesim pas traumës psikologjike të përjetuar në Belgjikë. Me Roshin praktikisht jashtë forme kur të nisë fushata eleminatore për Euro 2020, për shkak të dëmtimit të gjatë që e ka mbajtur atë jashtë fushës së lojës, është vështirë që të jetë në gjendje të mirë Abazaj, por një 'winger' më shumë nuk bën asnjëherë keq, sidomos kur italianit i vjen në memoria zbrazëtia e zgjedhjeve në pankinë, që përjetoi gjatë Ligës së Kombeve.

Të këshilluara

Jose Mourinho riniset nga Rusia

Pas përfundimit të aventurës në drejtimin e stolit të Manchester United, Jose Mourinho është gati të nisë një karrierë të re televizive. "Special One" do të jet...

21:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09