Flash

Skandali/ Si e ktheu PS në polici efektivin pervers te Malësisë së Madhe

Lapsi.al 11 February 2019
Skandali/ Si e ktheu PS në polici efektivin pervers te Malësisë

Skandali i përfshirjes së një zyrtari lokal të policisë në Malësinë e Madhe në rast shantazhi seksual ndaj 15-vjeçareje ka zbuluar një tjetër aferë më të rëndë të mënyrës se si janë kryer rekrutimet në radhët e uniformave blu. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata. Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bëri edhe kallëzimin. Në denoncim ato thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin.

"Do ju zhduk, do ju shfaros", - ishin fjalët kërcënuese të tij, të cilat nëna ka guxuar t'i bëjë publike në media duke mos pasur ngurrimin edhe të publikojë videon me gjeste të turpshme nga ana e inspektorit të policisë Berahan Bajrakurti.

Në 2008-ën, Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje të rënda në detyrë. Gjatë kësaj periudhe, Bajrakurti ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër - Koplik. Rreth vitit 2015 ai është rikthyer në detyrë. Burime të lapsi.al në Shkodër thonë se ai është angazhuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 si komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Të njëjtat burime thonë se në vjeshtën e atij viti, Bajrakurti ka veshur sërish uniformën e policit. Inspektori i Policisë është i martuar, baba i 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Skandalin e rikthimit të policit në detyrë e përmendi edhe kreu i PD-së Basha gjatë takimeve në Lushnje. Ministri i Brendshëm reagoi duke u distancuar, madje duke mohuar edhe veten. Edhe pse në emisionin “Opinion” kur pritej të merrte detyrën e ministrit, Lleshaj tha se “fytyra e çdo polici do të ishte edhe fytyra e tij”, sot ai thotë se “policët janë të Shqipërisë dhe se secili tregon veten e tij me veprimet që bën”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI