Flash

Shifrat/ Ku shkojnë milionat e cigareve që ndezin shqiptarët?

Lapsi.al 11 February 2019
Shifrat/ Ku shkojnë milionat e cigareve që ndezin shqiptarët?

Shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre që përfundojnë jashtë kufijve të vendit, për të blerë duhan. Sipas një kqyrje që ka bërë revista ekonomike “Monitor” duhani zë vendin e dytë mes shportës së mallrave të importuara duke u renditur menjëherë pas karburanteve. Vetëm për zhdoganimin e tyre në një vit paguhen afro 19 miliardë lekë që përbëjnë rreth 13 për qind të totalit te të ardhurave që vijnë nga importet (tabela poshte).

Dhe kjo shifër që duket skajshmërisht e madhe mund të ishte disa fish më e konsiderueshme nëse Shqipëri do të zbatonte rekaomandimin europinan për taksimin e duhanit.

Sot në Shqipëri për çdo paketë të shitur me pakicë 66% janë taksa, ndërkohë që në vendet e BE ajo shkon deri në 100%. Sipas të dhënave të OBSH, numri i duhanpirësve të duhanit në Shqipëri është 683.440, ku dominojnë konsumatorët burra. Po sipas të njëjtit burim konsumi për frymë i cigareve është 1116/vit.

Sipas konferencës që u mbajt në nëntor të vitit të shkuar në Tiranë: “Përmirësimi i sistemit të taksimit të duhanit në Shqipëri”, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Improving the system of tobacco taxation in Albania – How to create an optimal policy for society?” – financuar nga Universiteti i Çikagos në Ilinois, është arritur në konkluzionin se me masa më të rrepta fskale që po imponohen në vendet e zhvillura, qeverisja mund ta ulte dukshëm numrin e duhanpirësve.

Sipas shembujve më të mira të vendeve të BE nëse rritja e çmimeve të shitjes me pakicë do të shkonte në 54% (si pasojë e rritjes së akcizave) do të rezultonte një ulje e shitjeve në plan afatgjatë me 30,6%. Por deri më tani qeveritë shqiptare më shumë kanë favorizuar importuesit e duhanit sesa janë

preokupuar për shëndetin e konsumatorëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI