Flash

Njihuni me partneren e kryeministres së Serbisë, veshjet dhe dëshira për të patur fëmijë (FOTO)

Lapsi.al 11 February 2019
Njihuni me partneren e kryeministres së Serbisë, veshjet dhe

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e bëri për herë të parë publike lidhjen e saj me partneren Milica Djurdjiç në vitin 2017. Madje që në atë kohë dyshja kishte në plan të zgjeronte familjen.

Lidhja e saj me mjeken e një prej spitaleve më të njohura në Serbi, “Clinical Center”, nisi para 9 vitesh, ndërkohë që para pak ditësh u njoftua se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në tetor të 2017-s në mediat serbe u shkrua se kryeministrja dhe partnerja po mendonin që të provonin fertilizimin, ndërsa i kërkuan ndihmë një klinike në Holandë.

Ajo mësohet se ka përfunduar studimet në mjekësi në Beograd, ndërsa që në fillim të romancës me kryeministren serbe nuk e kanë fshehur asnjëherë lidhjen për të afërmit dhe miqtë.

Në daljet e tyre publike, mediat serbe kanë shkruar shpesh për shkëlqimin dhe pamjen gjithmonë të kuruar të Milica Djurdjiç. Stili i saj gjithmonë është komplimentuar, pasi nuk ka dështuar asnjëherë për t’u shfaqur, jo vetëm brenda kornizave të partneres së kryeministres, por edhe sipas trendeve të fundit të modës.

Milica zgjedh gjithmonë ngjyra dhe nga mediat vendase apo ato kroate është cilësuar gjithmonë “e bukur”. Dizajnuesit e modës e quajnë stilin e saj të kujdesshëm, të matur, urban dhe me shije. Falë paraqitjes së saj, ajo arriti të kthehej si një imazh pozitiv politik për partneren e saj.

“Milica është një grua e bukur dhe e veshur gjithmonë në mënyrën e duhur, e cila jep përshtypjen e një estetike të matur, të cilën ajo e trajton me kujdes zgjedhjen e bizhuterive. Ajo guxon në zgjedhjen e ngjyrave, por është e kujdesshme që mos të ekzagjerohet. Në lidhje me paraqitjet publike, ajo i përmbahet kodit të veshjes, por gjithashtu kërkon të tërheqë vëmendjen”, është shprehur kohë më parë dizajnuesi i njohur serb, Igor Todoroviç. / Tiranapost

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI