Flash

Kandidatja për presidente: Donald Trump mund të jetë në burg para zgjedhjeve të ardhshme

Lapsi.al 11 February 2019
Kandidatja për presidente: Donald Trump mund të jetë në burg

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka thënë se presidenti i tanishëm, Donald Trump, mund të jetë në burg kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.

“Përderisa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë president. Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, e cila ndodhet në shtetin e Iowas.

Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tash ka ngurruar të flasë për Trumpin në mënyrë të drejtpërdrejtë prej kohës kur e kishte bërë publike kandidaturën për presidente në natën e vitit të ri.

Ajo i ka komentuar edhe hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. “Sa hetues janë angazhuar për këtë çështje? Ata janë gjithkund dhe këto janë hetime serioze, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Warren.

Senatorja demokrate ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të ketë vend për fanatizëm dhe se presidenti aktual është treguar racist në disa raste. “Çdo ditë publikohet një shkrim racist, me plot urrejtje, diçka vërtet e errët dhe e neveritshme. Çfarë do të bëjmë ne për këtë? A do ta lejojmë atë që të na përçajë me këto gjëra”, ka thënë ajo, shkruan “CNN”./express

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI