Pas përfundimit të aventurës në drejtimin e stolit të Manchester United, Jose Mourinho është gati të nisë një karrierë të re televizive. "Special One" do të jetë protagonist i programit krejtësisht të tij mbi Champions League.
Transmetuesi televiziv rus "RT" ka lajmëruar se nga 7 marsi portugezi do të drejtojë programin "Në bord me Jose Mourinho", gjatë të cilit do të komentojë ndeshjet e Ligës së Kampioneve.
https://twitter.com/RTSportNews/status/1094869146838421504?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1094869146838421504&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fmourinho-riparte-dalla-russia-condurra-un-programma-sulla%2F1am1t2kler44u13l3x9xmsi1xd
Ish trajneri i Djajve të kuq do të shoqërojë spektatorët deri në finalen e Madridit në qershor, duke analizuar çdo lojë dhe duke dhënë vizionin e tij personal të botës së futbollit.
Një projekt që do të fillojë me komentin e raundit të 1/8-ave të kompeticionit më madhor europian për klube, me Mourinhon që mund të komentojë mbi kalimin e mundshëm të raundit ose eliminimin e ish-ish-Manchester Unitedit kundër Paris Saint-Germain.
Pas rolit të komentatorit për "beIN Sport" në javët e fundit, "Special One" do të riniset nga Rusia, ku në ditët e fundit prania e tij u vu re për shkak të një rëshqitje spektakolare në një fushë hokeji.