Flash

Drake fiton çmim, i ndërpritet fjalimi në Grammy (VIDEO)

Lapsi.al 11 February 2019
Drake fiton çmim, i ndërpritet fjalimi në Grammy (VIDEO)

Reperi Drake la goxha shenjë dhe shkaktoi shumë polemika me fjalimin e tij në pranimin e çmimit “Kënga Rrep më e Mirë“.

Tek doli përpara publikut, tradita kërkon që fituesi të mbajë edhe një fjalim të shkurtër. Drake e përdori fjalimin për të treguar se çmimi që ai mbante në dorë ishte thjesht i pakuptimtë. “Ne luajmë në një sport që varet nga opinioni i njerëzve, jo nga fakte konkrete. Ne nuk jemi në NBA, ku ti në fund fiton trofeun sepse ke bërë vendimet e duhura apo ke marrë më shumë pikë se të tjerët. Ti tashmë ke fituar nëse ke njerëz që këndojnë këngët e tua fjalë për fjalë, ose nëse je një hero në vendlindjen tënde.Shiko nëse ka njerëz të zakonshëm që vijnë përmes shiut, dëborës dhe shpenzojnë paratë e tyre të fituara me shumë mund, për të parë një koncert tëndin, atëherë ju nuk keni nevojë për këtë çmim. Ju premtoj që ju tashmë jeni të fituar,” ka thënë ai. Më pas kur ai ka dashur të vazhdojë reper-it i kanë ndërprerë fjalën dhe kanë futur reklama në mes, një gjest që shkaktoi shumë polemika nga audienca që po e ndiqte live. Drake ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë fakt, por fjalët e tij kanë marrë një mbështetje mjaft të madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=TRMB-_wtIg0

Të këshilluara

Bafta/ Lista e plotë e fituesve

Fituesit kryesorë The Favourite: 7 çmime, nominuar në 12 kategori Roma: 4 çmime, nominuar në 7 kategori Bohemian Rhapsody: 2 çmime, nominuar në 7 kategori ...

15:12

Fituesit e çmimeve 'Bafta 2019'

The Favourite ka dominuar çmimet e British Academy Film Awards mbrëmjen e së dielës. Filmi ka siguruar shtatë çmime nga 12 nominime. Olivia Colman mori çmimi...

14:47

Çmimet 'Grammy' u dominuan nga femrat

Gratë kanë dominuar çmimet Grammy të këtij viti. Këngëtarja e famshme Alicia Keys ishte mikëpritëse e eventit. Artiste si Lady Gaga dhe Dua Lipa kanë fitu...

14:28

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI