Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Video/ Kamza pikë në Durrës, favor Partizanit. Gjoka: "Nuk kemi kohë, të bëjmë lojën e askujt"

Lapsi.al 10 February 2019
Video/ Kamza pikë në Durrës, favor Partizanit. Gjoka: "Nuk

Teuta është e paaftë të fitojë e të shënojë, edhe kur ka penallti në dispozicion. E tradhëtuar nga njeriu i saj i momentit, Kallaku, tekniku Blendi Shkëmbi duhet të shohë tashmë objektivat realë të mbetur, sepse me 10 pikë diferencë nga kreu, të mendosh titullin është e pamend. Java shkon krejt në favor të Partizanit, që ka parë të dy rivalët kryesorë të ndalojnë dhe Kamza që luftoi në Niko Dovana për barazimin, ishte shumë ndryshe nga ajo që luajti kundër Partizanit.

Ndoshta për shkak të bojkotit të braktisur për shkak të një pagese të bërë dhe një tjetre të premtuar, por një gjë është e sigurtë, tekniku Ernest Gjoka mohon cdo insinuatë për favor të qëllimshëm ndaj Partizanit: "Ne nuk kemi kohë, të bëjmë lojën e askujt. Nëse do bëhemi satelitët e dikujt, më mirë të dalim dhe të themi që ramë nga Kategoria".

Mund të jetë edhe kështu dhe sipas renditjes duhet të jetë kështu, vetëm se sezoni i kaluar ku dashamirësia e kryeqytetasve i mbajti në Superiore është ende një kujtim i freskët.

Gjithësesi, në këtë rast, Teuta nuk ka për cfarë të ankohet: përballë gjeti një skuadër që me ekuilibër taktik dhe rinisjet në kundërsulm i bëri jetën të vështirë durrsakëve. Skuadra e Shkëmbit, duhet pranuar, ka mungesë eksperience dhe është pak e vështirë t'i superojë ngërcet psikologjike dhe presionin e të mosgabuarit. 10 pikë janë shumë dhe as Vajushi e Busic nuk mund të bëjnë mrekullinë në kohën e mbetur. Ose ndoshta po. Mbetet për tu parë...

Të këshilluara

Video/ City fundos Chelsea në 20 minuta lojë

Ndeshja më e rëndësishme e javës së Premier League, aty ku Liverpool shpresonte të shtonte diferencën me Manchester City, po shndërrohet në një stërvitore për f...

17:22

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09