Flash

Pse Dritan Dajti prishi pushimin e së dielës në qeverinë e Edi Ramës

Lapsi.al 10 February 2019
Pse Dritan Dajti prishi pushimin e së dielës në qeverinë e

E diel. 10 shkurt. Duket se politika e Tiranës do të bënte qetësi në këtë ditë plot me diell. I angazhuar në vetë të parë ishte vetë kryeministri Edi Rama, që e kaloi fundjavën në Korçë ku u end në disa investime (sa për të thënë... Një rrugë në Maliq dhe një ujësjellës në Ersekë). Në krahun tjetër, kreu i opozitës kishte marrë në këmbë rrugët e Vlorës, zonës elektorale të kryeministrit, ku ftonte zgjedhësit e tij të mblidhen në Tiranë në 16 shkurt.

Por pak pas mesditës diçka ndryshoi. Duket se qeverisë i duhej të reagonte për dallgën e zemërimit që prej 3 ditësh vlonte në rrjetet sociale ndaj zbutjes së dënimit për Dritan Dajtin. U lajmëruan mediat se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të bënte një deklaratë në hollin që të çon në zyrën e saj.

Ende pa nisur Gjonaj të flasë, një tjetër njoftim thoshte se 30 minuta më pas do të dilte para gazetarëve edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Duke qenë se në qeverinë e Edi Ramës askush “nuk bën në kokë të vet” nuk besohet që kjo të mos ishte e koordinuar. Një “dorë” kishte urdhëruar ministrat të dilnin në punë të dielën dhe të sulmonin sa më fort gjyqtarët që vendosën “të falin” vrasësin e 4 policëve.

Etilda Gjonaj foli për një “skandal të papranueshëm të përmasave të patolerueshme” të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Paralajmëroi masa ndaj gjyqtarëve dhe tha se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për vendimin. Ministrja madje tha se vendimi është “tërësisht në kundërshtim me ligjin” dhe për ta bërë më të fortë reagimin “i kërcënoi” me Vetingun që po u afron.

Pak minuta pas saj, ishte ministri i Brendshëm që kishte radhën të trashte zërin dhe të ngrinte gishtin ndaj gjykatësve. Ai zgjodhi shprehje si “atentat ndaj drejtësisë dhe fyerje për gjakun e dëshmorëve të Policisë”. Ministri u betua se “nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por edhe atij si ministër i Brendshëm, derisa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë”.

Menjëherë reagoi Partia Demokratike që deklaratat e ministrave i quajti “lot krokodili”.

“Tri ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës”, thuhej një deklaratën e Partisë Demokratike.

Demokratët thonë se faktet janë kokëfortë, pasi Edi Rama kishte nën kontroll Gjykatën e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm.

Në vorbullën e deklaratave u përfshi në mbrëmje edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.

Por cila është finalja e deklaratave të kësaj të diele që në qendër kanë një emër: Dritan Dajtin. Duke parë reagimet e forta mospranuese të qytetarëve ndaj një vendimi të tillë, qeveria ia kaloi përgjegjësinë gjykatave. Edhe pse është kjo mazhorancë që i ka vënë fytyrën reformës në drejtësi, e cila ka lënë vendin pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese dhe gjyqtarët e niveleve të dyta që po “shfrytëzojnë” në maksimum ditët e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI